Skip to content

“Ballkonet Panoramike”, Rama ndan pamjet nga projekti: Sjellin përjetim të ri të natyrës (FOTO)

v27kaCG4 IMG 4866 1

Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamje të projektit më të ri turistik, duke prezantuar përmes rrjeteve sociale konceptin e “Ballkoneve Panoramike” që pritet të ndërtohen së shpejti në parqet kombëtare dhe natyrore të vendit.

Sipas tij, këto struktura të lehta dhe miqësore me mjedisin do t’u ofrojnë vizitorëve një mënyrë të re e të sigurt për të përjetuar nga afër peizazhet unike të Shqipërisë, duke u projektuar në harmoni të plotë me natyrën përreth.

“Ja si do të duken “Ballkonet Panoramike” në parqet kombëtare dhe natyrore
Së shpejti në zonat e mbrojtura në gjithë Shqipërinë, do të ngrihen këto struktura të lehta dhe miqësore me natyrën, që sjellin një mënyrë të re për të përjetuar peizazhet tona të jashtëzakonshme.

Të projektuara në harmoni me mjedisin, këto pika panoramike do t’u ofrojnë vizitorëve hapësira të sigurta për të parë dhe shijuar nga pranë bukurinë e parqeve tona

Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura”, shprehet Rama./TCH

IMG 4867

IMG 4868

 

IMG 4869

IMG 4870

IMG 4871

IMG 4872

IMG 4873

 

IMG 4874

IMG 4875