Këshilli i Ministrave i është drejtuar më 21 nëntor Gjykatës Kushtetuese për të pezulluar vendimin e GJKKO, e cila pezulloi nga detyra zëvendëskryeministren dhe ministren e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku.

Fax News ka siguruar kërkesën e Qeverisë e cila argumenton se ky vendim cenon kompetencat e tre institucioneve kushtetuese: Kryeministrit, Presidentit dhe Kuvendit.

Sipas Këshillit të Ministrave, Balluku nuk mund të pezullohej nga detyra, pasi në cilësinë e anëtares së Këshillit të Ministrave gëzon të njëjtat të drejta me deputetët.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re