
Më 11 dhjetor 2025, ora 09:00, Këshilli i Lartë i Prokurorisë (KLP) do të zhvillojë intervistat me kandidatët, sipas rendit alfabetik, si dhe do të vijojë me zgjedhjen e drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme kundër
Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK).
Mandati i kreut aktual, Altin Dumani është drejt përfundimit dhe në garë, pritet të jenë prokurorët specialë:
- Adnand Xholi
- Klodian Braho
- Doloreza Musabelliu
- Elvin Gokaj

Votimi për zgjedhjen e kreut të Prokurorisë së Posaçme është i hapur dhe bëhet nominalisht, pra me emër. Fiton kandidati që merr më shumë vota sesa të tjerët.
Kryetari i ri i SPAK do të drejtojë institucionin për tre vitet e ardhshme.
