Reshjet intensive të shiut janë rikthyer gjatë natës në qytetin e Lezhës, duke shkaktuar përmbytje në disa akse rrugore dhe grumbullime të konsiderueshme uji.

Sipas informacioneve se situata paraqitet problematike këtë të mërkurë, 26 nëntor, veçanërisht në bllokun “11 Janari” dhe në lagjen “Besëlidhja”.

Sipas banorëve të zonës, niveli i ujit ka arritur deri në 80 centimetra në shkallët e para të pallateve, duke krijuar vështirësi serioze në lëvizje dhe duke rrezikuar futjen e ujit në banesa. Si pasojë, qarkullimi i këmbësorëve dhe automjeteve është bërë tepër i vështirë.

Në terren kanë ndërhyrë që në orët e para ekipet e Drejtorisë së Shërbimeve, të cilat po punojnë për mbajtjen hapur të pusetave dhe për largimin e ujërave, me qëllim parandalimin e përkeqësimit të mëtejshëm të situatës.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re