Skip to content

Kaos në aksin Tiranë-Vorë, amortizimi i rrugës copëton makinat

WhatsApp Image 2025 11 26 at 09.14.23 1024x813 1

Rruga dytësore Tiranë-Vorë ndodhet në gjendje të amortizuar, me gropa dhe pellgje të mbushura nga reshjet e shiut që pushtuan vendin ditët e fundit.

Sipas fotos së publikuar nga JOQ, shihet se si pasojë e amortizimit të rrugës një makinë tip “Ford”, ka mbetur e bllokuar në një gropë me ujë duke shkaktuar kaos dhe trafik në zonë.

Ndërkohë drejtuesit e mjeteve janë shprehur se kjo situatë është e përditshme dhe makinat po ju coptohen dita-ditës për shkak të amortizimit të rrugës dhe mungesës së reagimit nga institucionet përgjegjëse.