Skip to content

Premtuan legalizime dhe punësime në zgjedhjet e 2019, dënohen me 2 vite burg ish-zyrtari i Kadastrës e ish-kryeplaku i Saukut


Dritan Stoka, ish-zyrtar në Drejtorinë e Përgjithshme të Kadastrës, është dënuar me 2 vite burg nga Gjykata e Posaçme për veprat penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Korrupsioni aktiv në zgjedhje”, pasi në zgjedhjet vendore të vitit 2019 premtonte leje legalizimi në zonën e Saukut në Tiranë, si edhe punësime në këmbim të votës për Partinë Socialiste.

Dënimet për të pandehurit:

Dritan Stoka u shpall fajtor për “Ushtrimin e ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, kryer në bashkëpunim dhe për “Korrupsion aktiv në zgjedhje”, në bashkëpunim. Dënimi total: 3 vite burg, i reduktuar në 2 vite burg pas zbatimit të gjykimit të shkurtuar. Dënimi do të kryhet në një burg të sigurisë së zakonshme

Agim Osmani u shpall fajtor për të njëjtat vepra penale. Dënimi total: 3 vite burg, i reduktuar në 2 vite burg. Në fund, gjykata vendosi pezullimin e ekzekutimit të dënimit dhe vendosjen në provë për 24 muaj, me kusht që të mos kryejë vepër tjetër penale. Po ashtu atij i ndalohet shoqërimi me persona të dënuar.

Gjykata vendosi gjithashtu shuarjen e masës “arrest në shtëpi” për Osmanin dhe kalimin e shpenzimeve procedurale në ngarkim të të pandehurve.