Skip to content

BBC artikull për kulinarinë shqiptare, Rama: Recetat tradicionale të gjysheve, pikë e fortë e sipërmarrjeve të reja të agroturizmit

BBC Travel i ka kushtuar një artikull agroturizmit dhe kulinarisë shqiptare.

Kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjetet sociale pamjet e publikuara në BBC, ndërsa shton se në artikull veçohen recetat tradicionale të gjysheve shqiptare.

“Rrjeti i njohur mediatik BBC i ka kushtuar një artikull agroturizmit dhe kulinarisë shqiptare, përmes seksionit BBC Travel, duke veçuar recetat tradicionale të gjysheve shqiptare që po trashëgohen brez pas brezi dhe që janë një pikë e fortë e sipërmarrjeve të reja të agroturizmit të hapura në vendin tonë”, shkruan kryeministri.