
Shtyhet për javën e ardhshme, mbledhja e Kolegjit të Gjykatës Kushtetuese, për shqyrtimin e kërkesë-padisë së bërë nga qeveria për çështjen e pezullimit nga detyra të zëvendëskryeministres dhe ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku.
Kolegji i përbërë nga Sandër Beci, Sonila Bejtja dhe Marsida Xhaferllari, pritej të mblidhej këtë të enjte, por e ka shtyrë mbledhjen për javën tjetër.
Në mbledhjen e ardhshme pritet të vendoset nëse kërkesa e qeverisë do të kalojë apo jo për shqyrtim nga Kolegji.
LEXO EDHE: Pezullimi i Ballukut/ Fax News siguron kërkesën e qeverisë për Kushtetuesen: Ndërhyrje në Ekzekutiv, ministri ka imunitetin e deputetit
Sipas kërkesës së Këshillit të Ministrave për Gjykatën Kushtetuese, pezullimi i Ballukut nga ana e GJKKO cënon kompetencat e tre institucioneve kushtetuese: Kryeministrit, Presidentit dhe Kuvendit.
Sipas qeverisë, Balluku nuk mund të pezullohej nga detyra, pasi në cilësinë e anëtares së Këshillit të Ministrave gëzon të njëjtat të drejta me deputetët.
