Aktori Julian Deda ka reaguar me tone të ashpra për përplasjen që ka ndodhur në Degën e PD në Kamzë, mes Sekretarit të Përgjithshëm Flamur Noka dhe një zonje demokrate, e cila i kërkonte llogari për situatën ku ndodhet Partia Demokratike.

Demokratja dëgjohet të thotë se prej tij (Nokës) nuk do të qëndronte asnjë sekondë në këtë parti, por është aty prej kontributeve që ka dhënë. Ndërsa Noka i tregon derën.

Teksa e quan Flamur Nokën, “pronar i partisë”, që i tregon derës një zonje demokrate, Deda nuk kursen as Vokshin.

Për këtë të fundit thotë se në vend se të ishte në mbrojtje të grave, zgjedh të mos reagojë.

Mirë Muli, që kujton se është pronar i partisë dhe tenton ti mbyllë gojën dhe pastaj i tregon derën një zonje, e përsëris një zonje, një gruaje, vetëm se ajo po thotë të vërtetën, po Albana që duhet të jetë në mbrojtje të grave demokrate, pse nuk reagon? Ncnccncncncncnncncn…!”, shkruan Deda.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re