Skip to content

Jo vetëm Rama, edhe Meta po përgatit librin e tij

Jo vetëm kryeministri Edi Rama por edhe ish presidenti Ilir Meta po përgatitet të publikojë një libër.

Lajmin e ka dhënë avokati i tij, Kujtim Cakrani.

Ky i fundit deklaroi se edhe pse në burg, Meta është tepër i relaksuar.

“Meta do të jetë në çdo seancë, ai kërkon që të përballet dhe padyshim do jetë në çdo seancë për të dëgjuar çdo pretendim dhe do japë cdo përgjigje dhe do bëjë çdo parashtrim për akuzën që është ngritur. Meta nga sot do jetë i pranishëm në cdo seancë.

Meta ka patur qëndrim korrekt, është i relaksuar, ndoshta palestra dhe shkrimi që po bën për librin që do nxjerrë e ka relaksuar. Pa dyshim edhe prezenca e avokatit e ka relaksuar”, tha avokati Kujtim Cakrani.

Ish presidenti dhe Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ndodhet në qeli që prej 21 tetorit 2024, i akuzuar për “korrupsion, pastrim parash, mosdeklarim dhe fshehje të pasurisë”.