Skip to content

Lewandowski i thotë “Jo” Fenerbahçes, Milan mban shpresat gjallë

E ardhmja e Robert Lewandowskit te Barcelona vazhdon të jetë në dyshim dhe në ditët e fundit është folur shumë në media në lidhje me situatën kontraktuale të 37 vjeçarit.

Një prej informacioneve që u publikuan ishte ajo e gazetarit turk Sercan Hamzaoglu, sipas të cilit Fenerbahçe kërkoi të marrë polakun që në merkaton e janarit duke i ofruar një kontratë deri në 2027, ndërkohë që u publikuan edhe lajme në lidhje me interesimin edhe të Milanit për Lewandowskin për sezonin e ardhshëm.

Në këtë pikë, Milani duket se ka shpresa për të arritur te polaku teksa është ë pritje të vendimit të Robert Lewandowski.

Por përsa i përket mundësisë së kalimit të tij te Fenerbahçe, duket se ky opsion përjashtohet. Kështu  deklaron gazetari gjerman i specializuar në merkaton e transferimeve Florian Pettenburg.

“Fenerbahçe ka shfaqur interes konkret për Robert Lewandoswskin për sesionin dimëror të merkatos, por sulmuesi e ka rëfuzuar-tha Plettenburg në rrjetet sociale. Ai dëshiron që të qëndrojë te Barcelona të paktën deri në qershor dhe nuk e mendon largimin në janar. E ardhmja e tij është e hapur me futbollistin që i skadon kontrata në 30 qershor të 2026”.