Albsig, kompania e sigurimeve që po njeh një rritje të konsiderueshme në treg vitet e fundit, kremton 21-vjetorin e themelimit, në një festë miqësore të zhvilluar në ambientet e reja në “Downtown One”, godina simbol tashmë e Tiranës.
“21 vite së bashku. 21 vite histori, njerëz dhe arritje. Ky është udhëtimi ynë, i ndërtuar mbi vlerat që na bashkojnë“, shkruan kompania në një postim të sajin në rrjetet sociale, shoqëruar me pamje nga festa.
Qëndrueshmëria dhe besimi janë themelet mbi të cilat Albsig ka qëndruar për më shumë se dy dekada, ndërsa shifrat tregojnë se edhe e ardhmja do të jetë po kaq e suksesshme për kompaninë.
Por cilat janë pikat më të forta të Albsig, që po e shndërrojnë në një kompani lider në treg?
- Përvojë dhe Besueshmëri
21 vite eksperiencë në këtë industri, Albsig ka ndërtuar një reputacion të konsoliduar për korrektësi dhe integritet. Falë kësaj përvoje, kompania kupton më mirë nevojat e klientëve dhe ofron produkte të cilësuara sipas situatave specifike të secilit.
- Pagesat në kohë të dëmeve
Trajtimi dhe pagesa e dëmeve, ato që e bëjnë një kompani sigurimesh të besueshme, janë një dëshmi e qartë e korrektësisë dhe seriozitetit që Albsig ka ndërtuar gjatë këtyre 21 viteve.
- Produkte dhe Shërbime të Gjera
Albsig ofron një gamë të plotë sigurimesh, mes të cilave:
Sigurime Shëndeti – mbulim i plotë nga vizitat rutinë deri te urgjencat mjekësore.
Sigurime Automjetesh – përfshirë sigurimin e detyrueshëm (TPL) dhe mbulime të plota për mjetin.
Sigurime Pasurie – mbrojtje për banesën dhe asetet nga zjarri, përmbytjet, tërmetet dhe rreziqe të tjera.
Sigurime Jete – plane që garantojnë stabilitet financiar për familjen.
Sigurime Udhëtimi – mbulim gjatë udhëtimeve brenda dhe jashtë vendit.
- Shërbim ndaj Klientit dhe Inovacion
Në Albsig, klienti është prioritet. Stafi profesionist ofron këshillim të personalizuar, ndërsa investimet në teknologji moderne bëjnë të mundur që sigurimi të blihet shpejt dhe lehtësisht edhe online.
- Angazhim ndaj Komunitetit
Albsig është pjesë aktive e komunitetit shqiptar, duke mbështetur iniciativa sociale, projekte zhvillimi të qëndrueshëm dhe aktivitete me impakt pozitiv.
Albsig është kompania që bën diferencën në tregun e sigurimeve. Me produkte të shumta, shërbim cilësor dhe angazhim të qëndrueshëm ndaj komunitetit, Albsig mbetet partneri juaj i sigurt për mbrojtje ndaj çdo rreziku.



