
Ernest Muçi vijon formën e shkëlqyer në Superligën turke.
Pas super golit të shënuar pak ditë më parë ndaj Istanbul Basaksehir, sulmuesi i Kombëtares ka realizuar një tjetër gol spektakolar me fanellën e Trabzonspor.
24-vjeçari realizoi pikërisht golin e tretë të sfidës për ekipin e tij, që përmbysi rezultatin ndaj Konyaspor.
Brenda një jave janë tre gola për ish-lojtarin e Tiranës, që më parë kishte pasur pak hapësira.
Ernest Muçi është i huazuar te Trabzonspor, që gëzon të drejtën e blerjes së kartonit nga Beşiktaş.
