
Barcelona ka fituar ndaj Deportivo Alaves me rezultatin 3-1.
Sfida e javës së 14-të në kampionatin spanjoll nuk rezultoi aspak e lehtë për katalanasit, që e pësuan në minutën e parë.
Barça ia doli të reagojë menjëherë, falë golave të Lamin Jamal dhe Dani Olmos. Ky i fundit plotësoi dopietën personale në frymën e fundit të ndeshjes.
https://www.youtube.com/watch?v=FFqZVizydFo
Ekipi i Flick ngjitet përkohësisht në krye, ndërsa Real Madrid përballet nesër me Gironën. Reali ndodhet 2 pikë prapa.
Barça duhet të mendojë që tani për sfidën e ardhshme.
Më 2 dhjetor do të luhet takimi me Atletico Madrid në “Camp Nou”, ndërsa këto të fundit po kalojnë shkëlqyer.
