Skip to content

VIDEO/ Tensione në Vlorë, drejtori i klubit përplaset me tifozët. Ndërhyn policia

Ndeshja mes Flamurtarit dhe Vorës, i vlefshëm për javën e 13-të të Superiores, është shoqërua me skena aspak sportive.

Pas golit të vlonjatëve në minutën e 34, në stadium nisi një valë tensionesh që çoi në përjashtimin me karton të kuq të drejtorit të Vorës, Bazjon Tragaj, nga gjyqtari i ndeshjes.

Shkak i situatës u bë një përplasje verbale në distancë mes Tragajt dhe tifozëve të Flamurtarit.

Pamjet televizive e fokusuan drejtuesin e Vorës teksa reagonte i irrituar nga tribuna, ndërkohë që Alfred Ferko, pjesë e stafit të Flamurtarit, ndërhyri për ta qetësuar.

Përshkallëzimi i momenteve të tensionit detyroi edhe policinë të ndërhynte në tribunë, për të shmangur incidente të tjera dhe për të rikthyer qetësinë.

Pas pak minutash ndërprerjeje, ndeshja vijoi normalisht.