Sot Shqipëria përkujton 81-vjetorin e Çlirimit.

Si çdo vit, figurat më të larta të shtetit do të zhvillojnë homazhe në Varrezat e Dëshmorëve të Kombit për të nderuar sakrificën dhe heroizmin e atyre që luftuan për liri.

Shqipëria u çlirua nga forcat naziste më 29 nëntor 1944, pas një periudhe pesëvjeçare pushtimi.

Këtë datë politika e feston e ndarë pasi 29 Nëntori është festë vetëm për të majtën, ndërsa e djathta feston 28 Nëntorin si ditën e Pavarësisë dhe të Çlirimit

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re