
Nico Paz po konfirmohet si një nga yjet e sezonit në Serie A.
Ylli i Como-s, që po fiton gjithnjë e më shumë hapësira, ishte shumë pranë realizimit të një goli spektakolar në ndeshjen e djeshme kundër Sassuolos, e fituar 2-0, i cili do të ishte me siguri mes më të bukurëve të sezonit.
Mesfushori ofensiv lëshoi një goditje të fuqishme drejt portës, por përballë tij u shfaq Arijanet Muriç, portieri i Kosovës.
Gardiani i “Dardanëve” reagoi shkëlqyeshëm, me një pritje që ngriti në këmbë tifozët në stadium.
Falë ndërhyrjes vendimtare, Muriç u vlerësua si një ndër më të mirët në fushë, duke marrë notën 8.2 nga platforma statistikore “Sofascore”, një nga më të lartat e takimit.
Pavarësisht rastit të humbur, paraqitja e Paz konfirmon edhe një herë rritjen e tij të vazhdueshme te Como.



