Skip to content

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Ilir Proda në Asamblenë e 93-të të Interpolit në Marrakesh, Marok

1ccc6670 1687 4edd bcc1 d8bb0ae972eb

Marrakesh, Marok

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Ilir Proda, mori pjesë në Asamblenë e 93-të të Interpolit në Marrakesh, Marok, me pjesëmarrjen e drejtuesve të policisë nga 196 vende të botës.

fca3914c 4330 4cd7 a392 f814cb357ab3

Gjatë qëndrimit atje, Drejtori Proda, i shoqëruar nga Drejtuesi i Lartë Pëllumb Seferi dhe Drejtuesi Ulian Shpataraku, zhvilloi takime bilaterale me homologët e tij, përfshirë Drejtorin e Përgjithshëm të Sigurisë Publike Italiane, Prefektin Vittorio Pisani, si dhe me delegacionin turk të kryesuar nga Zëvendësministri i Brendshëm, Munir Karaloglu.

Në këto takime u prezantua progresi i Policisë shqiptare në luftën kundër krimit të organizuar dhe pjesëmarrja e saj e barabartë me partnerët në operacione ndërkombëtare, duke marrë vlerësime pozitive për profesionalizëm dhe besueshmëri.

02180d3c d989 4664 b0fc 074b7a849605

 

Homologët e përfshirë në takime theksuan se Policia shqiptare është një partner i besueshëm dhe janë të gatshëm të thellojnë më tej bashkëpunimin për të luftuar krimin ndërkombëtar nëpërmjet hetimeve me skuadra të përbashkëta hetimore.

Asambleja e 93-të e Interpolit përfundoi me zgjedhjen e Presidentit të ri, Lucas Philippe, Zëvendëspresidentit për Azinë, dhe delegatëve të rinj për Afrikën, Azinë dhe Evropën, si dhe anëtarëve të rinj të Komitetit Ekzekutiv, përgjegjës për udhëzimet strategjike dhe mbikëqyrjen e vendimeve të Asamblesë.