Bota po përballet me një proces të përshpejtuar urbanizimi dhe sipas raportit të fundit të Kombeve të Bashkuara, qytetet tani janë shtëpia e më shumë se 45 përqind të popullsisë globale, e cila numëron 8.2 miliardë njerëz.

Pritet që deri në vitin 2050, dy të tretat e rritjes së popullsisë së botës do të vijnë nga zonat rurale, duke u zhvendosur në zonat urbane.

Raporti gjithashtu thekson rritjen drastike të numrit të megaqyteteve – aglomeracioneve urbane me më shumë se dhjetë milionë banorë. Në 50 vitet e fundit, numri i megaqyteteve është katërfishuar dhe gjysma e këtyre qyteteve sot janë metropole në Azi.

Ndër kryeqytetet më të populluara në botë, Xhakarta zuri pozicionin kryesor, me pothuajse 42 milionë banorë. Pas saj vijnë Daka dhe Tokio, të cilat gjithashtu regjistrojnë një numër jashtëzakonisht të lartë popullsie.

Ky urbanizim i shpejtë sjell sfida, por edhe mundësi për zhvillim të ardhshëm. Qytetet do të duhet të përshtatin infrastrukturën, burimet dhe planifikimin për të përmbushur nevojat e një popullsie në rritje, ndërsa përballen edhe me çështje të qëndrueshmërisë dhe cilësisë së jetës për qytetarët e tyre. /tesheshi.com/

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re