
Një vrasje me armë zjarri është regjistruar mbrëmjen e sotme në qytetin e Elbasanit.
Siç mëson Fax News, biznesmeni Edmond Hyka alias Mondi Mëhalla, 43-vjeç, është gjendur i pajetë në një makinë tip “Range Rover”, në afërsi të karburantit në pronësi të tij, në unazën lindore të qytetit.


Burime nga vendngjarja bëjnë me dije se, viktima ka marrë dy plumba në kokë.
Policia ndodhet në vendngjarje por ende nuk ka një njoftim zyrtar.
