“Kam foto dhe video të tuat, nëse nuk më takon do t’i publikoj”/ Flet 19-vjeçarja që çoi në arrest policin në Dibër


Dalin në dritë detaje të reja nga rasti i dyshuar i abuzimit të 19-vjeçares nga oficeri i Policisë në Dibër, Jetmir Uta.

Nuk e njihja, më shkroi në whatsupp një person me këtë numër (që i përket policit), ku më thotë ‘kam video dhe foto të tuat’, nëse nuk më takon, do t’i publikoj”, ka dëshmuar vajza.

Kjo është arsyeja pse u nda me të motrën dhe hipi në makinën e oficerit, i cili shërbente si oficer në patrullën e përgjithshme të policisë Dibër.

Dy ditë para abuzimit, vajza është paraqitur me të ëmën, (e cila kishte mbushur 18 vjeçe në tetor), dhe ka kryer denoncimin.

Deri tani, punonjësi i policisë ka refuzuar të flasë.

LEXO EDHE: “Më p*rdhunoi”/ AMP arreston policin në Dibër pas denoncimit