Skip to content

VIDEO/ Fatkeqësitë natyrore, çfarë bëjnë satelitët “Albania 1” dhe “Albania 2”? Ja si përgjigjet Kreu i Emergjencave Civile

Shqipëria u përball gjatë verës me zjarre masive dhe gjatë nëntorit me përmbytje të mëdha, të cilat shoqërohen me kosot të larta ekonomike, për vendin por edhe për qytetarët.

Por sa të gatshëm jemi ti përballojmë fatkeqësi të tilla? Roli i Policisë së Shtetit, Zjarrfikëses, Ministrisë Mbrojtjes, Pushtetit Lokal etj? Teknologjia dhe burimet njerëzore?

Këto ishin temat që u diskutuan puntatën e fundit të emisionit “Alo Policia” në Fax News.

I pyetur nga moderator Fatjon Softa nëse “A ka Shqipëria satelitë, kush i menaxhon dhe roli i tyre në parandalimin dhe informimin mbi fatkeqësitë natyrore, Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile Haki Çako do të përgjigjej:

“I menaxhon shteti shqiptar. Dy satelitët, Albania 1 dhe Albania 2 janë pjesë e një marrëveshje të qeverisë shqiptare, nënkonraktore është Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile me një nga operatorët më prestigjozë amerikanë, që është “Satelogic” që përcjell muaj për muaj informacion të detajuar për gjithë juridiksionin gjeografik në Shqipëri. Ky informacion bëhet nëpërmjet imazheve, të cilat i shpërndahen të gjitha institucioneve dhe organizmave që janë pjesë e konsorciomit për të marrë informacione në bazë të imazheve satelitore që normalisht detajohen dhe specifikohen nga Asig, që është autoriteti profesional i përpunimit të këtyre të dhënave”.