Skip to content

Goditje e rëndë për Juventusin, ja sa do të mungojë Vlahoviç

Dushan Vlahoviç, i cili doli i dëmtuar nga fusha në ndeshjen Juventus-Cagliari, do të rikthehet në fushën e lojës vetëm në vitin 2026.

Klubi torinez ka publikuar raportin mjekësor ku njoftohet gjendja shëndetësore e bomberit serb.

Pas problemit muskulor që pësoi gjatë ndeshjes Juventus-Cagliari, Dusan Vlahoviç iu nënshtrua testeve të mëtejshme radiologjike në “J-medica”l këtë mëngjes. Testet instrumentale zbuluan një këputje të shkallës së lartë në kryqëzimin muskulotendinoz të muskulit të gjatë adduktor të majtë. Konsultime të mëtejshme mjekësore do të jenë të nevojshme për të përcaktuar modalitetet më të përshtatshme të trajtimit”, thuhet në njoftim.

Pa Vlahoviç, Spalletti do të ketë detyrën e vështirë të shpikë disa zgjidhje të reja në sulm ku do të duhet të përfshijë në planet e tij të sapoardhurit David dhe Openda, të cilët kanë qenë nën nivelin e duhur deri më tani.

Pas ndeshjes së Kupës së Italisë kundër Udineses, Juve do të përballet me tre ndeshje vendimtare për sezonin e tyre: jashtë fushe kundër Napolit dhe Bolonjës dhe ndërkohë, kundër Pafos në stadiumin Allianz, një ndeshje që ata duhet ta fitojnë absolutisht për të shmangur rrezikimin e rrugës së tyre drejt play-off-eve që do t’i lejojnë ata të kualifikohen për raundin e 16-tave të Champions League.