
Sali Berisha përsëriti mbrëmjen e sotme, një zotim që e kemi dëgjuar edhe më parë, “nuk do të futet më në asnjë palë zgjedhje përballë kryeministrit Edi Rama“.
Këtë deklaratë ai e bëri para kryeministrisë në protestën e tretë të ashtuquajtur “foltorja parlamentaro-qytetare”.
“Kemi hyrë në betejë vendimtare, me Edi Ramën nuk shkojmë më në zgjedhje. Zgjedhjet ne nuk ia falim kuurë, U garantoj se fitorja ështrë e jona, Rama të ardhme nuk ka, do të jëtë e shkuara e zezë e këtij vendi. Të hënën tjetër përsëri këtu dhe çdo të hënë do të nisim javën me betejë. Dhe nisja e javës më një betejë kundër kryediktatorit të kiombi të të gjitha khorëve është rruiga drejt fitores”, tha ndër të tjera Berisha.
LEXO EDHE: “Rama, hajduti më i madh i kombit”, Berisha: E lëshojmë këtë shesh vetëm kur të shpëtojmë Shqipërinë
