“Evita Sh.p.k”, në pronësi të biznesmenit të Spitalit Amerikan, Klodian Allajbeut, merr të tjera para publike nga buxheti i shtetit për shëndetësinë.
Në tenderin e shpallur nga Operator i Blerjeve të Përqendruara për pajisje për shërbimin e kardiokirurgjisë, në vlerën e gati 750 milion lekëve, është shpallur fitues operatori ekonomik “Evita Sh.p.k” i Allajbeut, duke skualifikuar operatorin tjetër pjesëmarrës në garë, “Montal Sh.p.k”, e cila paraqiti ofertën më të ulët, raporton Top Channel.
Bëhet fjalë për një tender që do të furnizojë shërbimin e kardiokirurgjisë me age apo pajisje të tjera gjatë ndërhyrjeve kirurgjikale kardiake.
Vlera që ofroi kompania e Klodian Allajbeut në këtë tender është afro 120 milion lekë më shumë se sa ofroi kompania tjetër në garë, ku normalisht në tendera fiton ai që paraqet ofertën më të ulët. Totali i asaj që ofron Evita Sh.p.k është afro 660 milion lekë, ndërsa konkurrenti tjetër u ofrua me afro 540 milion lekë, me një diferencë jo të vogël, por që u skualifikua.
LEXO EDHE: “Hemodializa”, Braçe për Spitalin Amerikan: Pagesat janë bërë pa kryer shërbime, KLSH të auditojë
“Diavita Sh.P.K” një kompani që u krijua nga dy kompani të tjera, përkatësisht 15% zotërohej nga American Hospital i Klodian Allajbeut dhe 85% nga Evita sh.p.k.
Pas marrjes së koncesionit së hemodializës, për të humbur gjurmeët, “Evita sh.p.k” shiti aksionet e saj tek një kompani guackë në Holandë për vetëm 160 mijë euro.
E njëjta gjë vlen edhe për koncesionin e laboratorëve i cili u fitua nga bashkimi i kompanive “Labopharma” me qendër në Tiranë, “Exalab” me qendër në Francë dhe një kompani guackë me emrin “AB Laboratory Solution” B.V e cila rezulton e regjistruar në Holandë.



