
Zbulohen detaje të reja nga ngjarja kriminale që ndodhi mbrëmjen e djeshme në Elbasan ku u qëllua me armë zjarri për vdekje biznesmeni 43-vjeçar Edmond Hyka allias Mondi Hoxha.
Policia dhe Prokuroria e Elbasanit kanë ndaluar dy persona dhe kanë shpallur në kërkim një tjetër, të dyshuar si autorë ose bashkëpunëtorë në vrasjen e tij.
Siç raporton gazetarja e Fax News Vanesa Rahmani, dy të ndaluarit janë Naldo Gjini dhe roja i karburantit në pronësi të viktimës.
Gjini, ish ortak i Hykës, akuzohet për vrasje ndërsa roja për veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës.
Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e djeshme (30 nëntor) në Elbasan, ku 43-vjeçari Hyka sapo kishte dalë nga zyra e karburantit të tij dhe ishte futur në automjetin tip Range Rover, kur një makinë Audi e zezë iu afrua, duke qëlluar drejt tij.
Dy plumba në kokë rezultuan fatalë për biznesmenin, i cili humbi jetën në vendngjarje.
