
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së martës në Lezhë, ku një person është dhunuar rëndë pranë një pike karburanti në aksin rrugor Lezhë–Rrilë.
I plagosuri është nxjerrë me forcë nga automjeti me të cilin udhëtonte dhe më pas është sulmuar me mjete të forta nga autorët.
Ai është transportuar fillimisht në urgjencën e Spitalit të Lezhës, ku ka marrë ndihmën e parë mjekësore.
Për shkak të gjendjes së rëndë, ai është transferuar më pas në Spitalin e Traumës në Tiranë për trajtim të specializuar.
Policia ka nisur hetimet për identifikimin dhe kapjen e personave të përfshirë në ngjarje, si dhe për zbardhjen e rrethanave dhe motiveve që çuan në dhunimin e shtetasit.



