Skip to content

U arrestua sot, Berisha: Mogherini do vinte nesër në Tiranë

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar pas arrestimit të ish-zv/presidentes së Komisionit Evropian, Federica Mogherini.

Berisha është shprehur se Mogherini do të vinte ditën e nesërme në Tiranë, për të dhënë deklarata në favor të kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij.

Ai nuk ngurroi gjithashtu të sulmonte qeverinë Rama, të cilën e cilësoi si një regjim që ka shkretuar Shqipërinë.

Ajo zonja që u arrestua dhe unë e përgëzoj, ajo nesër do ishte në Tiranë. Edi Rama i kishte bërë programin që t’i merrte deklarata asaj, por për fat të mirë Eurojust ia dha deklaratat asaj që i meritonte“, tha Berisha gjatë takimit me demokratët e njësisë nr.9 në Tiranë.

LEXO EDHE: Berisha zhvendos “Foltoren” tek njësia nr.9: Regjimi ka shkretuar vendin sa asnjë pushtim tjetër