Pasi shënoi në fundjavë në kampionatin e kategorisë së dytë turke, ish futbollisti i Kombëtares Odise Roshi gjeti edhe sot rrjetën, këtë herë në Kupën e Turqisë ku skuadra e tij Ankara Keçiörengücü përballej me Kasyerispor.

Ndeshja shkoi me kohë shtesë pasi koha e rregullt përfundoi 0-0. Pikërisht në shtesën e dytë, kur regjistrohej minuta e 117, Roshi shënoi golin që vulosi kualifikimin.

Ai përfitoi nga një përgjumje e mbrojtjes kundërshtare dhe me një kthesë të shpejtë e dërgoi topin në rrjetë, duke dyfishuar avantazhin.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re