
Kryetari i PD, Sali Berisha, një ditë pas “foltores” para kryeministrisë, u zhvendos këtë të martë në njësinë nr.9 në Tiranë.
Gjatë fjalës së tij, Berisha falenderoi mbështetësit e PD-së për kontributin dhe përpjekjet e tyre kundër qeverisë aktuale, të cilën e kritikoi ashpër.
Berisha: Së pari do të përulem me mirënjohjen e pakufijshme ndaj të gjithëve ju, ndaj kontributit dhe peprjekjes tuaj të jashtëzakonshme kundër këtij regjimi. Regjim që në fakt ka shkretuar këtë vend sa asnjë pushtim tjetër në tërë ekzistencën e tij. Regjim që ka sjellë në mënyrë absolute pa asnjë alternativë dilemën, të jesh a të mos jesh.”
Ai theksoi se vendi po përballet me një krizë të thellë demografike dhe shoqërore.
“Jemi një komb me lindshmërinë më të ulët në botë, me të rinjtë tanë që ikin nga vendi. Reduktimi i popullsisë ka arritur në gjysmë milioni apo edhe më shumë,” tha Berisha.
Ai akuzoi qeverinë se ka krijuar një sistem diktatorial që, megjithëse nuk ndalon pluralizmin me ligj, por e shtyp politikën dhe shoqërinë për të mbajtur pushtetin.
“U ndala në këtë moment për të theksuar që jetojmë në një sistem diktatiorial i cili e ka pranuar pluralizmin, se ja ku jemi parti politike, nuk e ka ndaluar me kushtetutë e ligje, por e shtyp pa princip por e shtyp e i ngushton hapësirën për të qëndruar në pushtet. Bazohet në dy shtylla kryesore. Në drogën!”, vazhdoi Berisha.



