Është zbardhur lista e plotë e kandidatëve për Avokatin e Popullit.

Ata kanë dorëzuar firmat në Kuvend për të kaluar më pas në seancë plenare për votim.

Kandidatët janë:

Aranita Brahaj,

Besim Ndregjonaj,

Jola Hysaj,

Tartar Bazaj,

Adriana Kalaja,

Endri Shabani.

Kujtojmë se sot ishte afati i fundit për dorëzimin e kandidaturave, ndërsa socialistët kanë vendosur të respektojnë traditën parlamentare dhe të mbështesin kandidaturat e propozuara nga opozita, pa vendosur asnjë kusht për t’u dhënë votat në këmbim.

“Ne nuk do mbështesim një kandidat, por do të vlerësojmë kandidaturat, që janë mbështetur me firma nga ana e opozitës”, tha sot kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re