Napoli ishte protagonisti absolut në ‘Gran Galà del Calcio AIC’, duke marrë çmimin si klubi më i mirë i sezonit të kaluar, ndërsa Antonio Conte u shpall trajneri më i mirë.
Scott McTominay fitoi trofeun e “Lojtarit të Vitit”.
Por ë mesin e suksesit të Napolit, një nga lajmet më të rëndësishme për tifozët shqiptarë ishte prania e Amir Rrahmanit në formacionin ideal të Serisë A për sezonin e kaluar.
Qendërmbrojtësi dardan ishte i vetmi lojtar i Napolit i përfshirë në mbrojtjen e formacionit të vitit, përkrah treshes së Interit: Dumfries, Dimarco dhe Bastoni.
Ky vlerësim e vendos kapitenin e Kosovës mes emrave më të mëdhenj të kampionatit italian, duke konfirmuar rëndësinë dhe stabilitetin e tij te Napoli. Rrahmani u shqua sezonin e kaluar me siguri, pozicionim perfekt dhe lidership, duke u bërë një nga shtyllat e mbrojtjes së skuadrës kampione.
Në mesfushë u përzgjodhën Barella, Reijnders dhe fituesi i çmimit kryesor, McTominay.
Sulmi i formacionit të vitit përbëhet nga Kean, Retegui dhe kapiteni i Interit, Lautaro Martinez, i cili në ndeshjen e fundit shënoi një ‘dopietë’ të rëndësishme.
Formacioni i sezonit:

Çmime të tjera
Doveri u vlerësua si arbitri më i mirë
Çmimi “Il campo giusto” i Coldiretti shkoi për Pio Esposito.
Bertola u shpall talenti më i mirë i Serie B.
Goli më i bukur i sezonit u përzgjodh ai i Deiola-s ndaj Venezias, i cili mblodhi mbi 30 mijë vota.
