Barcelona ka si prioritet gjetjen e një qendërsulmuesi për të zëvendësuar Robert Lewandowskin, nëse polaku largohet në fund të kontratës.

Përveç emrit të preferuar argjentinasit të Atletico Madrid, Jualin Alvarez, klubi katalanas ka edhe alternativa më të lira. Një prej tyre është Fisnik Asllani, sulmues 23-vjeçar i Hoffenheim.

Sipas mediave ndërkombëtare, Barcelona është një nga klubet e interesuara për transferimin e lojtarit kosovar që ka një klauzolë lirimi prej 25–29 milionë eurosh, e aktivizueshme në verë.

Shifra ndryshon sipas pozicionit të klubit në ligë apo pjesëmarrjes në gara europiane.

Edhe Bayern Munchen dhe Borussia Dortmund po e ndjekin lojtarin, ndërsa një kalim në Premier League shihet pak i mundshëm.

“Ëndrra ime më e madhe ka qenë gjithmonë të luaj për Barcelonën”, do të deklaronte në tetor Asllani.

Me kontratë deri më 2029, ai ka shënuar 6 gola dhe ka dhënë 3 asistime në 14 ndeshje këtë sezon.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re