Skip to content

(Video) Publikohet videoja e vrasjes së biznesmenit Mondi Mëhalla në Elbasan



Ky është momenti i vrasjes së biznesmenit Edmond Mëhalla. FaxNews ka siguruar pamjet e atentatit ndaj tij, ku biznesmeni u qëllua disa herë me pistoletë në karburantin që zotëronte.

https://www.facebook.com/share/v/1JMqaDF15k/?mibextid=wwXIfr

Në pamjet e siguruara, autori shkoi me “Audi” pak metra larg Range Rover-it ku kishte hipur Edmond Mëhalla. Ai iu afrua në derën e dritares dhe e qëlloi disa herë me pistoletë.

Pasi u sigurua që ka ndërruar jetë u largua me “Audi”-n drejt Librazhdit dhe në Mirakë, dyshohet në bashkëpunim me persona të tjerë, ka djegur mjetin. Qitësi, i cili ka vepruar i vetëm, ka shkuar vetë si shofer.