Një bombol gazi ka shpërthyer sot në piceri, në zonën e Delijorgjit, Tiranë. Si pasojë e shpërthimit i lënduar (lehtë) ka mbetur pronari i picerisë (e cila është në proces hapjeje) dhe punonjësi i tij 28-vjeç. Të lënduarit janë dërguar në spital për mjekim të specializuar.

Paraprakisht bëhet me dije se pronari, 40 vjeç, duke instaluar bombolën e gazit në ambiente të brendshme, kjo e fundit ka pasur rrjedhje dhe ka shpërthyer në flakë.

Siç shihet edhe nga pamjet e sigurara shpërthimi ka qenë tejet i fuqishëm, duke dëmtuar të gjithë fasadën e jashtme të subjektit. Ndërkohë edhe një pjesë e fasadës së një biznesi aty pranë është dëmtuar.

Si pasojë janë dëmtuar pronari i ambientit, Besmir Dyrmishi rreth 40 vjeç, dhe punonjësi i tij, Klejdi Bajramirreth 28 vjeç, të cilët po marrin ndihmë mjekësore në spital”, njoftoi sot policia.

Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje për zbardhjen e plotë të rrethanave.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re