Ndërsa në Kuvend u debatua për pezullimin nga detyra të Belinda Ballukut, kryeministri Edi Rama ka zgjedhur të përgjigjet përmes rrjeteve sociale.

Dhe sa i përket pyetjes, që javët e fundit është bërë shpesh,  “Pse Rama nuk e shkarkon Ballukun”, sipas kreut të qeverisë, arsyeja është që të mos kthehet në një precedent të rrezikshëm në të ardhmen.

“Kjo i jep përgjigje edhe pyetjes, pse nuk e heq ky ministren dhe merr zgjidhje ky problem. Jo, sepse heqja e ministrit nuk do zgjidhet këtë problem, por do krijonte problem për të nesërmen, jo për mua, por për çdo qeveri. Miu i zhbalancimit të pushteteve që do kalonte në mustaqe me idenë se ministrat mund të hiqen pa gjyq, pa dorëheqje, pa vendim të kryeministrit, por mjafton një masë sigurie, do kthehej në ujk që do kafshonte qeveritë, do përbuzte kuvendin, do përqeshte votën popullore. Ja pse kam shkuar në Kushtetuese dhe ja pse kjo betejë për të hequr të parin pezullim në botë të një ministri nuk ka asnjë lidhje me emrin e vetë ministrit”, shprehet Rama.

LEXO EDHE: Pezullimi i Ballukut, Rama reagon sërish: Si do ja bëjmë me punët e bllokuara?

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re