Takimi i kreut të PD, Sali Berisha, me demokratët në Mirditë është shoqëruar me sygjerime të drejtpërdrejta nga qytetarët.
Në prezantimin e vetes si “demokrat i lindur”, Gjon Karaqi ka artikuluar disa dhe kërkesash ndaj lidershipit të partisë.
“Pyetja e parë është që ke mbajtur shumë servila rreth vetit. Hiqi qafe ata,” tha ai, duke shkaktuar reagime në sallë.
Më pas, kritika e tij u përqendrua tek grupi parlamentar dhe mungesa e një aksioni konkret për rrëzimin e qeverisë.
Sipas demokratit, 30 prej deputetëve të futur në listë nga kryesia duhet të marrin një iniciativë të guximshme. “Ata 30 do të mbledhin nga 1000 vetë për secilin dhe t’i bijnë në Tiranë e të rrëzojnë Edi Ramën për 10 orë, jo për 10 ditë,” deklaroi ai.
Qytetari shprehu gjithashtu pakënaqësinë me situatën aktuale në degën e partisë në Lezhë, duke theksuar se PD është “pa kryetar partie” dhe me një “kryetar të komanduar”. Ai u bëri thirrje deputetëve të zonës që të jenë më pranë njerëzve..
“Ke 30 deputetë që i ke pru në listë ti. 20 kanë fituar vetë, si të veta, me votat tona. Ata 30 do të mbledhin nga 1000 vetë për secilin dhe t’i bijnë në Tiranë e të rrëzojnë Edi Ramën për 10 orë, jo për 10 ditë as për 10 muaj. 200 vetë ja u mbledh unë, qe ku e ke Agronin, Gjinin, 200 vetë ja u mbledh unë. Dhe mos me u largu prej Tirane pa e rrëzu atë. Jo me thanë nejtem dy orë, një orë, 10 orë, po me ndejt aty derisa ta rrëzojmë se nuk ka trim ai.
Ai është njeriu më frikacak që kam njohur ndonjëherë unë në jetën time. Kam edhe një kërkesë tjetër për Lezhën. Ne jemi pa kryetar partie. Kemi një kryetar të komanduar, as di gja, as na drejton ne. Gjini e ul kokën aty, po mos ta uli, ta kthejë kokën, sepse i kanë dhënë gjithë ato vota dhe kanë punuar natë e ditë për ta. Prandaj, doktor, jepu urdhër Agronit, Gjinit, ku është se ku janë ata dy të tjerët që s’i shoh, Kastriotit e atë Hotin, të vijnë të merren me njerëzit se jemi n’ujë tash 20 ditë. Mos të kenë frikë Pjerinin, as atë Dibranin, atë Ulsin. Të vijnë këtu edhe të merren me ne se i heqim qafe ne. Kaq kisha, doktor, të përshëndes. Të mbetet jetë Partia Demokratike e me ty në krye do ta votoj. Për ca Salianja e Basha e Rrumpalla, mos na i bjer më aty, hiç mos i bjer fare”, u shpreh demokrati.
LEXO EDHE: “Foltorja” në Mirditë, Berisha: Rama, armik i Veriut! Vetëm 60 milionë euro investime në 4 vite



