Nesër në orën 18.00 (me orën shqiptare) në Washington do të hidhet shorti i Botërorit.
Nga 48 skuadra pjesëmarrëse, deri më tani janë mësuar 42 prej tyre, ndërsa 6 vendet e mbetura do të përcaktohen në mars.
Vendet pritëse si SHBA, Kanada dhe Meksikë hyjnë në vazon 1.
FIFA ka miratuar një strukturë renditjeje për të siguruar që katër vendet me renditjen më të lartë, Spanja, Argjentina, Franca dhe Anglia, nuk mund të takohen deri në gjysmëfinale, nëse fitojnë grupet e tyre përkatëse.
Në short do të jetë i pranishëm edhe presidenti amerikan Donald Trump, i cili do të marrë edhe “Çmimin e Paqes” nga kreu i FIFA-s, Gianni Infantino.
Kjo ngjarje është konceptuar në formën e një spektakli ku do të ketë edhe ikona të muzikës si Andrea Bocelli, një simbol global i muzikës klasike, ylli i popit Robbie Williams, Nicole Scherzinger e deri te grupi Village People.
Treshja e prezantuesve do të përbëhet nga Heidi Klum, Kevin Hart dhe Dani Ramirez. Në të njëjtën kohë, ish-futbollisti Rio Ferdinand dhe prezantuesja e njohur amerikane Samantha Johnson do të marrin pjesë gjithashtu në procesin e shortit.
Skuadrat e Play Off si Shqipëria apo Kosova, natyrisht që pozicionohen në vazon e katërt me çdo grup do të ketë të paktën një ekip evropian dhe jo më shumë se dy.
Vlen të theksojmë se kuqezinjtë, në mënyrë që të shkojë në Botëror, duhet të kalojë pengesën e Polonisë në Varshavë më 26 Mars dhe në finalen e Play Off do të gjejë fituesin e Ukrainë-Suedi.
LEXO EDHE: Statistikat nxjerrin propabilitetet e “Play-Off”-it/ Sa shanse ka Shqipëria për të shkuar në Botëror
