Fiksimi i yllit brazilian të futbollit Neymar për flokët nuk është diçka e re.
Në vitet 2010–2012 eksperimentoi me “mohikanin” e famshëm, i cili u kthye në simbol të rinisë braziliane.
Berberi i tij i atëhershëm, Cosme Salles, kujton se gjithçka nisi si një ide e thjeshtë për të “provuar diçka ndryshe”, por përfundoi duke krijuar një trend të ri.
Kur Neymar kaloi te Barcelona, mania u ngrit në një tjetër nivel. Rafinha dhe Dani Alves i këshilluan stilistin katalanas Wagner Tenorio, të cilin ‘ylli’ brazilian e trajton si “doktor personal të flokëve”.
Tenorio paguhet rregullisht rreth 2 mijë euro në muaj dhe shpesh shkon në shtëpinë e Neymarit dhe është përgjegjës për rikthimin e tij në ngjyrat ekstreme: të kuqe flakë, biond platin, natyrale me kaçurrela apo me nuanca të çelura.
Në anën tjetër qëndron berberi Nariko, mjeshtër i dizenjove artistike me anët e kokës të rruara. Portrete, figura, zbukurime, një galeri arti mbi lëkurë.
Nariko ka punuar me gjithë ekipin e Brazilit dhe, për Neymar-in, ka hapur madje edhe një studio në Paris.
Pjesa tjetër është histori: në Botërorin 2018 Neymar ndryshoi katër herë stil në dy javë, shkaktoi meme të pafundme dhe e mbylli turneun me një model që kujtoi “spaghettin” famoz.
Prej vitit 2023 deri sot, ai vijon me stilime të reja: ngjyrë rozë pambuku, variante bionde argjendi dhe forma moderne mbi kaçurrelat natyrale.
Një gjë është e sigurt: për Neymarin, çdo sezon është një arsye e re për të rishpikur veten, të paktën nga qafa e lart.




