Skip to content

GOLAT/ Fund dramatik në Premier League, Liverpool nuk fiton dot as ndaj Leeds

Liverpool nuk shkoi më shumë se barazimi 3-3 ndaj Leeds United, në një ndeshje spektakolare dhe shumë të luftuar.

Kampionëve në fuqi, iu iku fitorja nga duart vetëm në minutat e fundit, ndonëse e nisën takimin shumë mirë.

Pas pjesës së parë të mbyllu pa gola, në të dytën Liverpool shënoi dy gola të shpejtë me Ekitike në minutat 48 dhe 50.

Vendasit nuk u dorëzuan dhe ia dolën të barazojnë, me golat e Calvert-Lewin në minutën e 73-të dhe Stach dy minuta më vonë.

Në të 80-ën, ishte Szobszlai, i cili riktheu avantazhin e miqve, duke krijuar idenë e një fitoreje. Megjithatë, në minutën e 96-të, Tanaka shënoi golin e barazimit për Leeds.

https://www.youtube.com/watch?v=TqPwC5egIdE

Me këtë barazim, Liverpool mban vendin e tetë me 23 pikë dhe konfirmojnë momentin e vështirë të sezonit.