Një ngjarje e rëndë ka tronditur ishullin Zakynthos në Greqi, ku një djalë 18- muajsh humbi jetën pasi u sulmua nga një qen i racës Pitbull.

Sipas mediave greke, tragjedia ka ndodhur në oborrin e shtëpisë ku fëmija jetonte bashkë me babain shqiptar dhe nënën britanike.

I mituri po luante në oborr kur papritur u sulmua nga qeni i familjes, duke pësuar lëndime shumë të rënda.

Fëmija u dërgua me urgjencë në spitalin e Zakynthos, por mjekët nuk arritën ta shpëtonin.

Policia dhe autoritetet lokale kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e plota të kësaj tragjedie dhe për të kuptuar sesi ka ndodhur ngjarja.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re