
Stuhia e fuqishme “Byron” po godet Greqinë juglindore duke lënë pas dëme të mëdha.
Stuhitë me reshje të dendura shiu shndërruan rrugët e Athinës në lumenj që vërshonin, duke marrë përpara edhe automjete të parkuara dhe duke bllokuar qarkullimin rrugor.
Jo vetëm në Athinë, por edhe në rajone të tjera, përfshirë ishujt e Egjeut, përmbytjet kanë izoluar zona të tëra të banuara dhe fshatra.
Në Nea Peramos, në perëndim të rajonit të Atikës, u përdorën varka për të evakuuar banorët.
Autoritetet urdhëruan mbylljen e shkollave në 20 qytete të vendit, ndërsa ekipet e emergjencës zbritën që natën në terren për t’u ardhur në ndihmë banorëve në nevojë dhe për të zhbllokuar rrugët, ku pati edhe reshqitje dhe dherash.
Qeveria ka urdhëruar vënien e trupave shtesë në gatishmëri, pasi situata mund të përkeqësohet gjatë orëve në vijim.



