Shorti i Kupës së Botës, Donald Trump merr “Çmimin e Paqes” nga FIFA

Ka nisur në Washington ceremonia e Shortit për Kupën e Botës 2026.

Ndërkohë, Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, bëhet i pari person që vlerësohet me “Çmimin e Paqes” të FIFA-s.

Trump mori një medalje me një trofe të madh pranë tij, të cilat iu dorëzuan nga presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino.

LEXO EDHE: LIVE/ Nis ceremonia e Shortit për Kupën e Botës 2026

Botërori 2026 do të jetë me 48 skuadra, nga të cilat 42 kanë prerë tashmë biletën, ndërsa 6 të tjera mes të cilave edhe Kombëtarja shqiptare dhe Kosova do të luajnë në fazën e play off-it.

Gjithsesi këto 6 skuadra që nuk janë të përcaktuara do të përfshihen në short.