Skip to content

EKSKLUZIVE/ “Jemi nga Guardia di Finanza”, Policia e Kufirit në Durrës ndalon një automjet me disa pajisje të dyshuara përgjuese

porti i durresit

Policia e Kufirit në Portin e Durrësit ka ndaluar një automjet me disa pajisje të dyshuara përgjuese.

Lajmi konfirmohet nga burime të besuara për gazetaren Klodiana Lala. Mësohet se makina vinte nga Ancona drejt Durrësit.

3 personat që udhetonin janë prezantuar si punonjës të Guardia Di Finanza, ndërkohë ata janë kthyer mbrapsht.

Ndërsa pajisjet janë sekuestruar.

Mbetet e paqartë se perse tre të dyshuarit nuk janë ndaluar.