Skip to content

VIDEO/ Dramë në Zagreb! Goli i Hoxhës në minutën 102 vendos derbin me Hajdukun


Në derbin e së shtunës ndaj Hajduk Split, Dinamo Zagrebi arriti të ruajë kryesimin pas 16 javësh falë një goli dramatik të Arbër Hoxhës në minutën e 102-të, që vulosi rezultatin 1-1.

Pak çaste para fillimit të sfidës, anësorit shqiptar iu dorëzua çmimi prestigjioz “Lojtari i Muajt Nëntor” në kampionatin kroat, trofe që ai e fiton për të tretin muaj radhazi, pas vlerësimeve të shtatorit dhe tetorit.

Pas përfundimit të takimit ndaj Hajdukut, Hoxha reagoi në rrjetet sociale, duke falënderuar tifozët për përkrahjen.

“Faleminderit të gjithëve për mbështetjen tuaj në derbin e sotëm”, shkroi ai në “Instagram”.