
Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në kthesën e Cakranit në Fier, ku një furgon i Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë (FNSH) është përplasur me një automjet tip “Benz” dhe më pas ka përfunduar në kanal.
Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar 4 persona, të cilët janë transportuar menjëherë në spital për ndihmë mjekësore.
Njoftimi i Policisë:
Informacion paraprak/Rreth orës 11:00, në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Cakranit”, automjeti me drejtues shtetasin A. Y., ka goditur automjetin e FNSH Fier, me drejtues punonjësin e policisë K. H.
Për pasojë është dëmtuar shtetasi A. Y. dhe tre punonjës të policisë, të cilët ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme.
