Superiorja rikthehet sot në fushë me javën e 15-të të saj ku janë programuar dy ndeshje, pikërisht Bylis-Teuta dhe Tirana-Partizani.

Gjithçka do të nisë në Ballsh ku ekipet masin forcat prej orës 13:30. Bylisi do kërkojë pikë për mbijetesën, ndërsa Teuta t’i afrohet më tepër kreut.

Më pas vëmendjen do shkojë te derbi i kryeqytetit në stadiumin “Air Albania”. Aty ku prej orës 18:00, Tirana dhe Partizani do të kërkojnë maksimumin e pikëve.

Takimi do të gjykohet nga Juxhin Xhaja.

Për gjyqtarin ndërkombëtar të FIFA-s do të jetë hera e 11-të, që vendos drejtësi në derbi. Kujtimet për Partizanin nuk janë aspak të mira si klub mik, pasi rikthehen makthet e humbjeve 5 me 1 dhe 3 me 0 në stadiumin “Air Albania”.

BILANCI I DERBIT ME JUXHIN XHAJËN SI ARBITËR:         

28 prill 2017, Tirana 1-2 Partizani

28 shkurt 2020, Tirana 5-1 Partizani

4 dhjetor 2020, Tirana 0-0 Partizani

23 dhjetor 2021, Partizani 1-2 Tirana

5 mars 2022, Tirana 0-0 Partizani

2 tetor 2022, Partizani 0-2 Tirana

6 mars 2023, Partizani 2-0 Tirana

3 dhjetor 2023, Tirana 1-1 Partizani

21 shtator 2024, Partizani 0-0 Tirana

7 prill 2025, Tirana 3-0 Partizani

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re