Skip to content

EMRI/ Masakra e shtatorit në Shkodër, dyshohet se bashkëpunoi me autorët, arrestohet 17-vjeçari

Policia e Shkodrës ka vënë në pranga 17-vjeçarin Danjel Ndreu, i cili ishte shpallur në kërkim si i dyshuar për bashkëpunim në atentatin e 8 shtatorit në qendër të qytetit.

Ngjarja e rëndë solli humbjen e jetës së Armando Palit dhe Liridon Krajës, ndërsa mbetën të plagosur Erogen Vaso shënjestra e dyshuar e sulmit dhe kamariere Meri Kaceri.

I mituri u ndalua nga forcat “Shqiponja” gjatë një kontrolli rutinë, ku iu gjetën disa doza kokaine.

Pas shoqërimit në komisariat, rezultoi se ai kërkohej gjithashtu edhe për vjedhjen e një motori në muajin gusht.

Atentati ndodhi rreth orës 08:50, në lagjen “Qemal Stafa”, në ambientet e jashtme të një lokali.

Ragip Gila qëlloi me armë zjarri duke vrarë në vendngjarje  Armando Palin, ndërsa në Spitalin Rajonal Shkodër ndërroi jetë edhe 31-vjeçari Liridon Kraja (Lushi).

Si pasojë e të shtënave u plagosën edhe 43 vjeçari Erogen Vaso (Brajoviç) dhe Meri Kaceri, 25 vjeçe.