Ernest Muçi po kalon një formë të shkëlqyer në këtë fazë të sezonit me Trabzonsporin duke e lënë të kënaqur trajnerin e kësaj skuadre, Fetih Tekke dhe tani klubi po mendon seriozisht të blejë përfundimisht kartonin e futbollistit të kombëtares shqiptare.
Muçi ka shënuar 3 gola dhe ka fituar një penallti në 11 ndeshjet të zhvilluara duke e bërë trajnerin Tekke që t’iu kërkojë drejtuesve të klubit të ekzekutojnë opsionin e blerjes përfundimtare të kartonit të futbollistit.
Trabzonspor e mori Muçin nga Besiktas me huazim duke paguar 1 milionë euro, ndërkohë që vlera totale për blerjen përfundimtare të futbollistit është 8.5 milionë euro.