Skip to content

GOLAT/ 5 gola në 3 ndeshje, Muçi i jep fitoren Trabzonspor dhe i dërgon “selam” Sylvinhos

Sulmuesi i Kombëtares, Ernest Muçi, po kalon një moment të jashtëzakonshëm forme dhe këtë e konfirmoi sërish në sfidën ndaj Goztepe-s, ku realizoi dopietë në transfertë duke i dhënë fitoren ekipit të tij.

Muçi zhbllokoi takimin në minutën e 46’, pasi përfitoi nga një aksion personal dhe dërgoi topin në rrjetë pa i lënë asnjë shans portierit vendas.

Në minutën e 76’, talenti shqiptar goditi sërish, duke dyfishuar rezultatin për Trabzonspor.

Ky është një tjetër paraqitje mbresëlënëse për sulmuesin kuqezi, i cili është rikthyer fuqishëm. Ai ka shënuar në tre ndeshje radhazi, duke arritur në total pesë gola në këto përballje.

Forma e tij po kthehet në një lajm të shkëlqyer si për klubin, ndërsa i dërgon sinjale të njëpasnjëshme Sylvinhos se është gati të rikthehet në Kombëtare.